image Pacientët e dyshuar për COVID presin mbi 2 orë për tu testuar në Spitalin e Pejës

Sinjalizime

Pacientët e dyshuar për COVID presin mbi 2 orë për tu testuar në Spitalin e Pejës

news image

Të shumta janë ankesat e pacientëve, të cilët raportojnë që janë duke pritur me orë të tëra për një kontroll mjekësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Në spitalet e Kosovës, tollovitë nuk kanë të ndalur, e sot pritje të gjata ndodhën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pejë.

Një sinjalizues në adresën e Gazetës Sinjali është ankuar për pritje të gjata në korridoret e kësaj qendre.

Ai ka raportuar se për një vizitë te mjeku ka shkuar nga ora 8 e mëngjesit, por ka pritur deri në orën 10:45, shkaku që mjeku është vonuar në orarin e punës.

I njëjti sinjalizues ka dërguar edhe pamje, ku shihen disa pacientë duke pritur me orë të tëra në korridor.

Përveç kësaj, pacientët të cilët prisnin në radhë për vizitë tek mjeku, ishin ata që po dyshonin se ishin të infektuar me COVID-19. Gjithashtu, sinjalizuesi ka treguar se gjendja shëndetësore e pacientëve shihej se nuk ishte e mirë.

Sinjalizuesi ka dërguar edhe udhëzimin, ku aty shihet se mungon ora e terminit.

/GazetaSinjali/