image Pa paga të prillit, punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë nga nesër

Arsim

Pa paga të prillit, punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë nga nesër

news image

Punëtorët teknikë të shkollave në Komunën e Prishtinës kanë paralajmëruar hyrjen në grevë nga nesër, pas pakënaqësive për mosmarrjen e pagave të muajit prill.

Sot ata kanë zhvilluar një protestë njëorëshe nga ora 11:00 deri në 12:00, si shenjë reagimi ndaj vonesave në pagesa.

Përmes një njoftimi, greva do të fillojë më 19.05.2026 në orët e mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave për pagat e prapambetura.

Deri tani, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtyre pretendimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/