image Pa maska e të ngjitur me njëri-tjetrin, Limaj mbledh afër 40 persona në shkelje të ligjit

Kosovë

Pa maska e të ngjitur me njëri-tjetrin, Limaj mbledh afër 40 persona në shkelje të ligjit

news image

Partitë politike kanë filluar jozyrtarisht fushatën elektorale nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

Por pothuajse të gjithë liderët e partive po shkelin masat kundër koronavirusit, duke mbledhur shumë përkrahës, pa maska e pa distancë.

Kështu edhe Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim me strukturën drejtuese të gruas në këtë subjekt ku shihen 38 persona duke mos respektuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskës.

“Është mrekulli kur sheh nëna e vajza të reja që janë bashkë në një organizim politik dhe bisedojnë për tema të rëndësishme përtej shtëpive të tyre. Kërkova nga to që me energji pozitive të mobilizohen fuqishëm në funksion të ndaljes së të keqës që po i kanoset vendit. Sllogani ynë bashkë për shtetin nuk ka qenë i rastësishëm, sepse kemi parë se vetëm duke qenë bashkë do t’i përballojmë sfidat më të cilat mund të përballemi si shtet”, shkroi ndër të tjera Limaj në Facebook./Gazeta Sinjali/