image "Pa koment", Haradinaj publikon pamje të një librarie në Pejë teksa qytetarët presin në radhë për libra

Kosovë

“Pa koment”, Haradinaj publikon pamje të një librarie në Pejë teksa qytetarët presin në radhë për libra

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar një video të një librarie në Pejë, ku shihen dhjetëra njerëz në pritje për të blerë libra për fëmijët e tyre.

Kreu i AAK-së e ka cilësuar këtë si “pa koment” nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

Ndërkohë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës që të sigurohet se nuk do të ketë abuzime me çmimin e librave.

Nagavci tha se nga Autoriteti i Konkurrencës kanë marr zotimin se do ta monitorojnë me kujdes të shtuar tregun.

/GazetaSinjali/