image Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta në Han të Elezit

Kosovë

Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta në Han të Elezit

news image

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa kolona dhe me pritje të shkurtra.

Sipas të dhënave të përditësuara më 12 korrik, në orën 06:04, në shumicën e pikave kufitare pritjet për automjete janë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Pritja më e gjatë është regjistruar në Han të Elezit, ku për hyrje pritet nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa për dalje nga 3 deri në 5 minuta.

Në Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë të Morinës, Qafë të Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.

Edhe për kamionët, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta në hyrje dhe dalje, ndërsa nuk raportohet për kolona në asnjërën pikë kufitare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/