image Pa kaluar 24 orë, kënga e re e Loredanës arrin mbi një milion klikime

Muzikë

Pa kaluar 24 orë, kënga e re e Loredanës arrin mbi një milion klikime

news image

Rep-artistja shqiptare, Loredana, tash e një kohë ka dëshmuar se po bën revolucion në zhanrin hip-hop.

Së fundmi, ajo ka sjellë një bashkëpunim me dy reperë gjerman, KC Rebell dhe Summer Cem.

“Geh dein weg” titullohet kënga e punuar nga të tre artistët, të cilët gjithashtu e kanë shkruar vetë tekstin.

Një duet i tillë ka rezultuar mjaft i suksesshëm, pasi pa u bërë 24 orë ka arritur të grumbullojë mbi një milion klikime në platformën YouTube.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Loredana, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku edhe ka ndarë një sekuencë ka kënga.

https://www.instagram.com/p/CCL5FAOl4tN/?utm_source=ig_embed

Treshja përndryshe kanë përçuar një stil të veçantë edhe në klipin e këngës, e që po dëgjohet në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së tyre. /Gazeta Sinjali/