image Oxhaku i Termokosit 'vishet' me ngjyrë rozë në mbështetje për fushatën e luftimit të kancerit të gjirit

Shëndetësi

Oxhaku i Termokosit ‘vishet’ me ngjyrë rozë në mbështetje për fushatën e luftimit të kancerit të gjirit

news image

Gjatë muajit tetor, ndryshe që njihet edhe si ‘Tetori Rozë’ janë shënuar një serë aktivitetesh për vetëdijesimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit.

Së fundmi në disa objekte të Prishtinës janë ndriçuar më ngjyre rozë, e një ndër to është edhe objekti i ngrohtores Termokosi.

Përfaqësuesit e Termokosit kanë shkruar se të gjithë këtë ja dedikojnë ndërgjegjësimit për kancerin, që është fushatë e organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, e të cilët kanë mbështetur edhe NP “Termokos” duke bërë ndriçimin e oxhakut me ngjyrën rozë.

Ndërgjegjësimi për rrezikun nga kjo sëmundje, jetesa e shëndetshme, kontrollat e rregullta, diagnostikimi hershëm, janë garanci për shpëtimin e jetës së bashkëqytetarëve tanë. NP “Termokos” bashkëndjen me të gjithë të prekurit nga kanceri dhe mbështetë fuqimisht gjithë angazhimet për luftimin e kësaj sëmundje. Ju nuk jeni vetëm, ne jemi me Ju! Beteja juaj, është beteja jonë”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/