image OVL-UÇK reagon për marrëveshjen e arritur në Bruksel - Sinjali

OVL-UÇK reagon për marrëveshjen e arritur në Bruksel

news image

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar për marrëveshjen e targave të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Ai thotë se për një marrëveshje të tillë nuk është dashur të negociohet për pjesën ku thuhet se KFOR-i do të vendoset në të dyja pikat kufitare me Serbinë.

Postimi i plotë i tij:

“Në marrëveshje, as nuk po shoh republikë e as territor, por vetëm palët Beogradi e Prishtina. Këso marrëveshje janë bërë edhe më herët, por zgjidhje të problemit nuk ka pasur.

Për futje të KFOR-it në pikat kufitare, nuk ka pasur edhe nevojë të bisedohet në Bruksel.  Bisedime e marrëveshje teknike mund të ketë por jo edhe zgjidhje politike të problemit. E, zgjidhja më e mirë politike e problemit, bëhet vetëm me Kosovën Lindore në tavolinën e bisedimeve”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin