Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë muajit qershor, duke vlerësuar lartë sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, OVL-UÇK ka theksuar se kontributi dhe vepra e tyre mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së vendit.
“Qershori i lavdisë dhe i sakrificës mbetet i gdhendur përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare. Përulemi me nderim të thellë para veprës dhe flijimit të dëshmorëve që me gjakun e tyre shtruan rrugën e lirisë së Kosovës”, thuhet në reagim.
Organizata ka publikuar gjithashtu një listë të dëshmorëve të rënë në këtë muaj, duke i nderuar ata me respekt dhe përulësi.
Në fund të reagimit, OVL-UÇK ka theksuar se lavdia e dëshmorëve do të jetojë përherë dhe do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!