Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se më 15 korrik do të organizohet një protestë paqësore në Kroaci, me qëllim shprehjen e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, bëri të ditur se protesta do të nisë në orën 18:00 dhe do të ketë si mesazh kryesor kërkesën për lirimin e ish-drejtuesve të UÇK-së.
Sipas tij, organizatorët synojnë që tubimi të zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa shprehu shpresën se kjo do të jetë protesta e fundit para rikthimit të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.
“Do të jetë protestë paqësore, me mesazhin e fundit që shpresojmë që krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë”, u shpreh ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!