image OVL-UÇK i reagon presidentit kroat: Sa për Kroacinë, Kosova do të ishte ende në Jugosllavi

Politikë

OVL-UÇK i reagon presidentit kroat: Sa për Kroacinë, Kosova do të ishte ende në Jugosllavi

news image

Ushtruesi i detyrë së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se po të mos ishte lufta e UÇK-së “sa për Kroacinë dhe bashkësinë ndërkombëtare Kosova ende do të ishte në Jugosllavi”.

Deklarata e Klinakut vjen pasi presidenti kroat, Zoran Millanoviç, ka ngritur paralele në mes Kosovës dhe Krimesë, duke thënë se “Kosova është marrë nga Serbia”, një deklaratë që po cilësohet skandal diplomatik.

E sipas Klinakut bashkësia ndërkombëtare nuk ka rol në çlirim sa ka pasur UÇK-ja.

“Shqipërisë i janë aneksuar territoret edhe më herët, por ta themi që nga 1912-ta. Për këtë, shqiptarët nuk i kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për t’i rikthyer territoret, që ende i mbajnë pushtuesit sllav e grek. Po të mos ishin përpjekjet e popullit shqiptar, e sidomos po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa për Kroacinë dhe ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi”, ka shkruar Klinaku në Facebook. 

/GazetaSinjali/