Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, e ka cilësuar gjykimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, si të padrejtë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Klinakut, gjykimi i luftëtarëve të UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb që kreu krime, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë.
“Nuk e kemi njohur, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim Gjykatën Speciale, pavarësisht miratimit nga Kuvendi i Kosovës. Të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë”, shkroi Klinaku në Facebook./Gazeta Sinjali/