image OVL-UÇK dorëzon në Speciale peticionin me 200 mijë nënshkrime kundër padrejtësive ndaj çlirimtarëve

Drejtësi

OVL-UÇK dorëzon në Speciale peticionin me 200 mijë nënshkrime kundër padrejtësive ndaj çlirimtarëve

news image

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka dorëzuar zyrtarisht peticionin në Gjykatën Speciale në Hagë, lidhur me gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në njoftimin e OVL-së thuhet se ky peticion është kundër, siç e cilësojnë ata, padrejtësive që po ndodhin në Gjykatën Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Edhe zyrtarisht, sot u dorëzua peticioni kombëtar në Gjykatën Speciale, kundër padrejtësisë që po ndodh ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/