image OVL-ja përkrah protestën e nesërme, paralajmëron se s’do t’i lë deputetët të hyjnë në kuvend

Politikë

OVL-ja përkrah protestën e nesërme, paralajmëron se s’do t’i lë deputetët të hyjnë në kuvend

news image

Organizata e Veteranëve të Luftës ka bërë të ditur se do ta përkrah protestën e nesërme të shoqërisë civile, që është paraparë të nisë nga ora 18:00.

OVL e UÇK-së mbajti një mbledhje ku bëri të ditur se një protestë tjetër do ta organizojnë edhe vetë ditëve të vazhdim.

Në njoftimin e publikuar nga këshilli organizativ i protestës, thuhet se protesta organizohet me qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiqin” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, mes tjerash.

“Mimoza Kusari duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojiçiqin kundër luftëtarëve të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”.

“Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK”, thuhet mes tjerash në thirrjen për protestë.

/GazetaSinjali/