Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Pejë ka akuzuar Komunën se nuk i dinë emrat e saktë të dëshmorëve.
Me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook, nga OVL e UÇK-së kanë shkruar se Komuna i ka shkruar gabim emrat e dy rrugëve, të cilat mbanin emrat e dëshmorëve.
“Sa për informim, në listën e dëshmorëve të Dukagjinit dhe të gjithë Kosovës nuk ka dëshmorë të UÇK-së Ardian Krasniqi e Sali Çeku”.
“Heronjtë tanë janë ADRIAN KRASNIQI nga Vranoci dhe SALIH ÇEKAJ nga Broliq”, thuhet në Facebook.