Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dërguar një letër zyrtare presidentes Vjosa Osmani, ku kërkon informacion mbi vendimin për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Dhomave të Specializuara, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes letrës, OVL e UÇK-së kërkon të dijë nëse është marrë vendimi për këtë zgjatje dhe nëse ka pasur shkëmbim të ri letrash mes Osmanit dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja Kallas.
Organizata thekson interesin e saj të drejtpërdrejtë në proces, duke pasur parasysh se shumë bashkëluftëtarë ndodhen në paraburgim në Hagë nën akuzat e Dhomave të Specializuara.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!