Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se për Kosovën mbetet kyç Procesi i Berlinit në aspektin e bashkëpunimit rajonal.
Ndërsa sa i përket Ballkanit të Hapur, Osmani tha se kjo nismë shkel parimin e gjithëpërfshirjes dhe barabarësisë.
“Kjo iniciativë që filloi në Novi Sad që u quajt minishengen në fakt ka shkelur dy parime atë të gjithëpërfshirjes sepse si përfshinte gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe atë të trajtimit të barabartë. Ne insistojmë që bashkëpunimi rajonal të vazhdojë në kornizën e Procesit të Berlinit që udhëhiqet nga Gjermania që ka për qëllim që shtetet tona t’i shtyjë drejt Bashkimit Evropian Kosova e ka bërë të qartë që alternativa e vetme është Procesi i Berlinit ku ka vlejtë parimi i gjithëpërfshirjes dhe barabarësisë”, tha Osmani.
“Përderisa Serbia ka rol kyç në këtë iniciativë dhe nuk e njeh Kosovën ne nuk mund të presim nga presidenti Vuçiq që ka qëllime të mira për Kosovën sepse vet militarizimi i Serbisë që po ndodh tregon se ka tendenca destabilizuese në rajon. Kur Serbia heq dorë nga tendenca destabilizuese ndaj rajonit dhe në momentin që e njeh Kosovën atëherë dikush mund ta merr seriozisht deklaratën e Vuçiqit se i intereson bashkëpunimi rajonal. Në njërën anë flet për bashkëpunim rajonal në anën tjetër i bllokon qytetarët tanë, vendos agjentë të BIA-s për t’i marrë ata në pyetje, i terrorizon qytetarët që e kalojnë kufirin dhe e bën pikërisht të kundërtën e asaj që e avokon në iniciativën “Open Balkan”, shtoi ajo.