Presidentja Vjosa Osmani i ka vizituar ushtarët FSK-ës në ditën e fundit të këtij viti.
“Në prag të ndërrimit të viteve, i vizitova dhe pashë nga afër përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për atdheun tonë”, shkruan Osmani.
Postimi i plotë:
FSK-ja është shembull i guximit dhe mbrojtjes së Republikës dhe vlerave tona shtetërore.
Në prag të ndërrimit të viteve, i vizitova dhe pashë nga afër përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë për atdheun tonë.
Uroj që viti 2025, të jetë vit i forcimit të mëtejshëm të Ushtrisë së Kosovës në misionin fisnik për të mbrojtur Republikën dhe qytetarët e saj.