image Osmani: Vepra e Adem Jasharit dhe familjes së tij është ngjarja më e rëndësishme që ka vënë themelet e shtetit

Politikë

Osmani: Vepra e Adem Jasharit dhe familjes së tij është ngjarja më e rëndësishme që ka vënë themelet e shtetit

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës ka folur për sakrificën e familjes Jashari.

Osmani duke kujtuar të rënët për liri tha se historia duket sikur po përsëritet edhe sot, raporton Gazeta Sinjali.

Fatkeqësisht kur ne sot po e kujtojmë këtë histori ajo sikur po përsëritet vetëm në një kohë tjetër. Ideologji e njëjtë, viktima të njëjta, gra, të ri e pleq, Në të tillë situatë u gjend familja Jashari ndaj një regjimi vrastar, që nuk la mjet dhune pa përdorur. Por, sikur dihet nuk ka mjet dhune që e mposht bindjen e një populli për të jetuar të lirë”, tha Osmani.

Ne sot na ka mbledhur krenaria, krenaria për heroin tonë legjendar, krenaria për heroin Adem Jashari. Bashk me të na mban të shtrënguar sakrifica e një familje të tërë. Ne kemi qëndruar deri në fitoren përfundimtare. Pavarësisht se jemi përballur me padrejtësi të mëdha”, deklaroi Osmani.

Vepra e Adem Jasharit dhe familjes së tij është ngjarja më e rëndësishme që ka vënë themelet e shtetit. Ne i falemi heroizmit të tij, sakrificës sublime që bënë për lirin e vendit të tyre.”, u shpreh Osmani.

/GazetaSinjali/