Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Bruksel është pritur në takim nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, shkruan Gazeta Sinjali.
Në profilin e saj në Facebook, presidentja Osmani ka publikuar fotografi nga takimi me presidenten Metsola.
Ajo ka bërë të ditur se sot në Parlamentin Evropian janë hapur dyert e para për Kosovën
“Me miken e Kosovës, Presidenten Metsola, sot në Parlamentin Evropian – aty ku u hapën dyert e para për Kosovën”, ka shkruar ajo.
Ndërkaq, Osmani sot është pritur në takim edhe nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.