Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar Ministrin e Presidencës së Republikës Dominikane, Joel Santos Echavarría, ajo ka thënë se Republika Dominikane është aleate e rëndësishme e Kosovës.
Po ashtu, Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në El Salvador, ku u prit me nderime të larta, teksa tha se vizitën po e bën për krijimin e aleancave të reja dhe thellimin e atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine.