image Osmani takon kryeministrin e ri të Estonisë: Diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në KE

Politikë

Osmani takon kryeministrin e ri të Estonisë: Diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në KE

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë takimit me Michal, kanë diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përfshirë edhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.

“Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Po ashtu, presidentja është shprehur falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës.

/GazetaSinjali/