image Osmani takohet me Orav, flasin rreth rëndësisë së vizitës të Ursula von der Leyen

Kosovë

Osmani takohet me Orav, flasin rreth rëndësisë së vizitës të Ursula von der Leyen

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Në prag të vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Osmani dhe Orav diskutuan për rëndësinë e kësaj vizite.

Pas miratimit të agjendës së reformave të Kosovës nga ana e Komisionit Evropian, Osmani vlerësoi se kjo do të ndihmojë Kosovën në zhvillimin socio-ekonomik dhe zhvillimin tutje në përputhje me vlerat dhe objektivat e BE-së.

Në takim u diskutuan edhe një sërë temash që lidhen me rrugën evropiane të Kosovës.

/GazetaSinjali/