Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është takuar me kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock.
Ajo ka thënë se me Baerbock kanë rikonfirmuar partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
“Me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, rikonfirmuam partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”, ka shkruar Osmani.