image Osmani takohet me gjeneralin e KFOR-it në Kosovë

Politikë

Osmani takohet me gjeneralin e KFOR-it në Kosovë

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me gjeneralin e KFOR-it në Kosovë, Michele Risi, shkruan Gazeta Sinjali.

Me gjeneralin, Osmani thotë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë. Kryeparlamentarja thotë se KFOR e ka fituar besimin e qytetarëve të Kosovë që nga 1999 kur nisi misionin e saj në Kosovë.

“Sot pata një takim me gjeneral majorin e KFOR-it, Michele Risi. Patëm një diskutim të mirë për zhvillimet e fundit të sigurisë. KFOR ka kontribuar në një mjedis të sigurtë që nga viti 1999 dhe ka fituar besimin e qytetarëve ëtë Kosovës, në këtë mision të rëndësishëm të NATO-s”, ka shkruar Osmani në Twitter./Gazeta Sinjali/