Presidentja Vjosa Osmani së bashku me dy vajzat e saj, ka vizituar kampin Bondsteel për festën e Krishtlindjeve.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Osmani ka shprehur urimet për këtë festë.
“Festa e Krishtlindjes në mesin e ushtarëve të shumtë në Bondsteel, të cilët edhe këtë festë janë larg familjes, por të bashkuar me qytetarët e Kosovës rreth vlerave të paqes, unitetit e dashurisë”, ka thënë Osmani.