Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka dhënë një deklaratë të shkurtër rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Ajo ka komentuar rastet në Gjykatën Kushtetuese, duke dhënë një sinjal që ka mendime më ndryshe rreth vendimeve të këtij institucioni.
Ajo i komentoi edhe raportimet e medies rreth mundësisë së rrëzimit të presidentes nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ajo tha se dëshirat e njerëzve nuk mund t’i ndalojë.
“Miqtë tanë amerikanë do të thonin “Wishful thinking”. Pra unë dëshirat s’mund t’ia nalojë askujt, mirëpo në të njëjtën kohë jam plotësisht e vetëdijshme që në Gjykatën Kushtetuese nuk ka asnjë rast që ka të bëjë me pozicionin e presidentes, sepse sikur të kishte Gjykata do të më njoftonte, ashtu siç i njofton të gjitha palët sipas detyrës zyrtare. Nuk ka rast në gjykatë që ka të bëjë me pozitën e presidentes. Tani dëshir dikush mund të ketë, por çka është me rëndësi është që mos t’i bëhet asnjë presion Gjykatës Kushtetuese” – vlerësoi ajo në një prononcim për RTV 21.