image Osmani: Rezistenca e komandantit Adem Jasharit përçoi mesazhin se liria nuk ka kompromis - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

Osmani: Rezistenca e komandantit Adem Jasharit përçoi mesazhin se liria nuk ka kompromis

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj në manifestimin qendror të paradës së FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së UÇK-së,  tha se 23 vjet më parë në marsin e vitit 1998 Adem Jashari, përçoi mesazhin se liria nuk ka kompromis, transmeton Gazeta Sinjali.

“Në marsin e vitit 1998, predhat e forcave serbe që ranë mbi shtëpinë e Jasharajve shënuan kulmin e rezistencës për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, për mbrojtjen e vendit tonë të dashur e cila u shndërrua pastaj në luftën tonë për çlirim. Përgjatë 5-6-7 marsit të vitit 1998 rezistencë të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, bashkëfshatarëve nga Prekazi, përçoi mesazhin e qartë se liria nuk ka kompromis”, tha Osmani.

“Nga kjo betejë treditore me gjakun e tyre pas gjithë këtyre rënieve heroike, jeta në familjen Jashari në Prekaz por edhe në gjithë Kosovën, vazhdon për ta bërë vendin të zhvilluar, prosperues e të barabartë për të gjithë”, deklaroi ajo.

“Në video incizimet e pakta të Adem Jasharit, misionarit të lirisë sonë, e kishte të qartë se çfarë deshi për vendin e vet, lirinë e vendit pa asnjë kusht, të lidhur me besa-besë me të gjithë bashkëluftetarët që patën guximin të bëhen shërbëtorë të lirisë. Faleminderit komandant”.

Ndër të tjerash, Osmani tha se brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit.

“Në 23 vjetorin e UÇK-së dhe 13 vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë, brezat e tashëm dhe të ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij. Me historinë e një familjeje që bëri sakrificën me sublime të flijimit për atdhe. Ata dëshmuan se popujt si ky i yni mund të nxjerrin heronj të mëdhenj dhe familje heroike të mëdha. Prekazi i Ademit është bërë referencë e lirisë, burim frymëzimi për dashurinë ndaj vendit”, tha Osmani

“Sot duhet të përpiqemi çdo ditë që fëmijëve tanë t’ua mbajmë të freskët kujtimin për luftën tonë për liri, t’i edukojmë në frymën liridashëse duke ua kujtuar rrugën e zorshme deri te liria dhe duke i bërë krenar që sot jemi të lirë dhe se ky ishte vullneti i popullit të Kosovës. Mos të harrojmë kurrë porosinë e komandantit legjendar, atë që mund ta dëgjojmë me zërin e tij – Të mbesim këmbëngulës në parime, të mbajmë besën e dhënë e që jetën që e kemi të gjithë ne, ta kemi në shërbim të atdheut”, shtoi Osmani. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin