image Osmani: Republika e Kosovës është ndërtuar në bazë të gjakut të dëshmorëve të UÇK-së

Politikë

Osmani: Republika e Kosovës është ndërtuar në bazë të gjakut të dëshmorëve të UÇK-së

news image

Në 26 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja si dhe ministrat bën homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

Osmani përkujtoi Zahirin me shokë, ku tha se respekti dhe përkujtimi për ta do të mbetet i përjetshëm.

“Në këtë 26-vjetor të rënies së heronjve tanë i përkujtojmë si lajmëtarë të lirisë, i përkujtojmë për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dhanë Zahiri më shokë, për të gjithë ushtarët e UCK-së, për të gjithë ata që luftonin së bashku me Zahirin duke iu dhënë frymëzim edhe më të madh, por edhe për të gjithë të tjerët që iu bashkuan UÇK-së edhe pas rënies së tyre. Përkujtimi dhe respekti për ta do të mbesë i përjetshëm, por edhe puna jonë e përditshme në forcimin e shtetit do ta këtë udhërrëfyes pikërisht këtë sakrificë”, ka thënë Osmani.

“Kjo ditë është prej ditëve më të lavdishme të UÇK-së dhe të gjithë Republikë së Kosovës që u ndërtua mbi themel të forta dhe ato mbesin të forta pikërisht se u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë. Natyrisht që përkujtimi për ta, respektimi për ta do të mbesë i përjetshëm, por edhe puna jonë e përditshme në forcimin e shtetit që u ndërtua me gjak e sakrificë do ta ketë udhërrëfyes, pikërisht këtë sakrificë e këtë heroizëm. Pikërisht shembullin e tyre që u dha 26 vjet më parë”, deklaroi presidentja Osmani.

Kujtojmë se Zahir Pajaziti u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Pajaziti ishte një ndër komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, Zahir Pajazitit iu nda dekorata më e lartë shtetërore të Kosovës, Urdhri ‘Hero i Kosovës’.

/GazetaSinjali/