image Osmani pritet nga Macroni në hapjen e Lojërave Olimpike: Fryma Olimpike përbashkon njerëzit dhe kombet

Politikë

Osmani pritet nga Macroni në hapjen e Lojërave Olimpike: Fryma Olimpike përbashkon njerëzit dhe kombet

news image

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin e saj janë pritur nga homologu francez, Emmanuel Macron në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Në një postim në Facebook, presidentja Osmani ka shkruar se fryma olimpike kapërcen kufijtë.

“Në Pallatin Elysee, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024”, ka shkruar presidentja Osmani.

“Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.

Kosova sivjet do të garojë me nëntë sportistë.

/GazetaSinjali/