Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2020, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë raport kryekuvendarja e pranoi nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njëherësh përfaqësues special i BE-së, Tomas Szunyog.
Me këtë rast, ambasadori Szunyog u shfaq optimist se rekomandimet nga raporti do të trajtohen nga institucionet e Kosovës.
Ndërkaq, Osmani ka thënë se Kuvendi i Kosovës mbetet i përkushtuar për ta dërguar përpara agjendën evropiane dhe rritjen e rolit në tij në procesin e integrimeve.
Ajo mirëpriti vlerësimin e Raportit, sipas të cilit nën udhëheqjen e saj ka pasur përmirësim në organizimin e punës së Kuvendit dhe menaxhimin e seancave plenare, duke u bazuar në rregulloret e punës.
Sipas saj, secili komision parlamentar do t`i qaset në mënyrë specifike rekomandimeve të Raportit, në mënyrë që të adresohen ato./Gazeta Sinjali/