image Osmani përsëritë atë që tha Kurti për vendimet e pas dorëheqjes së Haradinajt

Kosovë

Deklaratë/ Osmani përsëritë atë që tha Kurti për vendimet e pas dorëheqjes së Haradinajt

news image

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media pas takimit të zhvilluar me shefen e zyrës së BE-së në Kosovës, Nataliya Apostolova.

Osmani para mediave ka thënë se orientimi strategjik i popullit dhe institucioneve të Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në institucionet Euroatlantike, raporton Gazeta Sinjali.

“Tash e tutje është tejet me rëndësi që në krye të institucioneve tani e tutje kemi njerëz që ka më shumë se 20 vite, kanë punuar në ndërtimin e relacioneve me shtetet e Bashkimit Evropian, individualisht, por edhe me BE-në në tërësi dhe e kuptojmë me të drejt që orientimi strategjik i popullit të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës është anëtarësimi në BE-në dhe në institucionet e tjera Euroatlantike”, ka thënë fillimisht ajo.

Më tej, Osmani e ka përsëritur atë se çka ka thënë edhe kryeministri, Albin Kurti në lidhje me vendimet e marra pas fazës së dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

“Në parim ne jemi pajtuar që vendimet që janë marrë pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj duhet të shqyrtohen, do të shqyrtohen nga aspekti ligjor, do të shqyrtohen nga aspekti i legjitimiteti dhe pastaj do të vendoset përfundimisht. Sërish, ky është vendim i qeverisë së Republikës së Kosovës, e jo i Kuvendit, por është e vërtetë që ne e kemi diskutuar në marrëveshje dhe kemi premtuar se do të shqyrtohen ato vendime”, tha ajo./Gazeta Sinjali/