image Osmani përkrah peticionin për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes, kërkon nga Kuvendi të trajtohet me prioritet

Politikë

Osmani përkrah peticionin për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes, kërkon nga Kuvendi të trajtohet me prioritet

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkrah peticionin me 13 mijë nënshkrime për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes.

Ky njoftim i saj ka ardhur në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes.

“Dorëzimi i sotëm nga shoqëria civile i peticionit për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes, e me mbështetje të mbi 13000 qytetarëve, është hap i duhur në këtë drejtim”, ka shkruar Osmani.

“I ftoj të gjithë deputetët e Republikës që këtë nismë ta trajtojnë me prioritet që në fillim të sesionit vjeshtor”.

Postimi i plotë i Osmanit:

Në përkrahje të peticionit qytetar për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes

Në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes, ne të gjithë bashkërisht duhet ta rikujtojmë një të vërtetë të fuqishme: gjithmonë ka shpresë! Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta, ne mund ta thyejmë heshtjen, ta çrrënjosim stigmën dhe të tregojmë se askush nuk duhet të ndihet i vetëm në çfarëdo sfide apo beteje.

Dorëzimi i sotëm nga shoqëria civile i peticionit për Projektligjin për Parandalim të Vetëvrasjes, e me mbështetje të mbi 13000 qytetarëve, është hap i duhur në këtë drejtim.

I ftoj të gjithë deputetët e Republikës që këtë nismë ta trajtojnë me prioritet që në fillim të sesionit vjeshtor. Pas miratimit të këtij ligji, Republika e Kosovës do ta ketë një kornizë ligjore e cila trajton këtë plagë të shoqërisë dhe shtetit tonë dhe do t’u ofrojë përkrahjen e nevojshme të gjithë atyre që janë duke u përballur në këtë betejë.

/GazetaSinjali/