image Osmani për Presidente, Abdixhiku për Kryeministër – LDK sot mban tubimin e madh

Politikë

Osmani për Presidente, Abdixhiku për Kryeministër – LDK sot mban tubimin e madh

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizon sot një tubim politik, ku pritet të prezantohen zyrtarisht kandidatët për presidente dhe kryeministër.

Në këtë ngjarje, Vjosa Osmani do të prezantohet si kandidate për presidente, ndërsa Lumir Abdixhiku si kandidat për kryeministër nga LDK-ja.

Tubimi nis në orën 18:00 në AMC Hall në Prishtinë dhe pritet të mbledhë mbështetës dhe struktura të partisë nga vende të ndryshme të Kosovës.

Një ditë më parë, Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë organizim, duke e cilësuar si një moment të rëndësishëm për rrugëtimin politik të partisë.

Për këtë marrëveshje, Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht më herët.

Ekskluzive | Marrëveshja Lumir–Vjosa: kjo është formula e listës që po qarkullon brenda LDK-së
Ekskluzive | Listë e përbashkët Abdixhiku–Osmani: Vjosa do t’i bashkohet LDK-së me 20 kandidat të listës së saj

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/