Ka përfunduar takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Pas takimit në konferencën për media, Osmani ka thënë se “Kosova dhe NATO janë në njërën anë dhe terroristët në anën tjetër”, shkruan Gazeta Sinjali.
Osmani tutje ka deklaruar se Serbia kreu akt agresioni më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
“Kosova është një shtet i ri dhe demokratik. Liria e Kosovës është si rezutlat edhe mbështejjes nga NATO. Populli dhe institucionet e Kosovës janë falënderues për kontributin e NATO-s për lirinë tonë”, ka thënë Osmani.
“Por kjo paqe është cenuar vazhdimisht dhe po cenohet nga ana e Serbisë, më 24 shtator nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë u vra rreshteri Afrim Bunjaku, tashmë hero i Kosovës dhe disa të tjerë u plagosën ky ishte një akt i pastër agresioni nga Serbia ndaj Republikës tonë, të dhënat konfirmojnë se Serbia qëndron pas këtij sulmi, si në aspektin e organizimit dhe furnizimit me armatim dhe pajisje poashtu duke financuar dhe duke ofruar trajnime me baza ushtarake në Serbi”.