Në manifestimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, tha se pavarësia nuk do të arrihej pa prijësin e vendit, Ibrahim Rugovën, pa sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pa komandantin Adem Jasharin.
Ajo shprehi mirënjohje për të gjitha shtetet mike që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, në veçanti SHBA-në, NATO-n e BE-në.
Osmani tha synimi i vendit është integrimi në Bashkimin Evropian.
“Pavarësia e vendit s’do të arrihej pa prijësin e vendit, Ibrahim Rugovës, pa sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pa komandantin Adem Jashari, pa të cilët liria e vendit do të mbetej vetëm ëndërr”, tha Osmani.
“Duke shikuar mbrapa 13 vjet pas e shohim rëndësinë e lirisë sonë dhe të mbështetjes nga vendet mike që dhanë kontribut të çmueshëm në lirinë e pavarësisë sonë, u jemi përjetësisht mirënjohës SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe gjithë botës demokratike. Të nderuar, rrethanat e krijuara nga pandemia na kanë privuar të kishim mysafirë të shumtë ndërkombëtarë”, tha presidentja në detyrë./Gazeta Sinjali/