image Osmani ngushëllon për vdekjen e Abes, kujton rolin e tij për Kosovën

Politikë

Osmani ngushëllon për vdekjen e Abes, kujton rolin e tij për Kosovën

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar për vdekjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, duke kujtuar rolin e tij që pati në lidhjen me Kosovën.

Osmani tha se ndjehet e mërzitur për vdekjen tragjike të ish-kryeministri Abe, sipas saj ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve mes dy shteteve, shkruan Gazeta Sinjali.

“Thellësisht e mërzitur për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës. Ngushëllimet tona janë me familjen Abe dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur pasi u qëllua me armë zjarri, duke mbajtur një fjalim në qytetin perëndimor të Nara, tha transmetuesi shtetëror NHK.

Shinzo Abe pas sulmit me armë zjarri, 8 korrik 2022.

67-vjeçari pësoi plagë në anën e djathtë të qafës dhe në klavikulën e majtë, tha departamenti i zjarrfikësve të qytetit Nara.

/GazetaSinjali/