image Osmani nga Mynihu: Paqja dhe siguria të qëndrueshme vetëm kur gratë përfshihen në procese vendimmarrëse

Politikë

Osmani nga Mynihu: Paqja dhe siguria të qëndrueshme vetëm kur gratë përfshihen në procese vendimmarrëse

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë fjalën e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih në panelin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se në panel ka diskutuar për rolin vendimtar të grave të Kosovës në etapat e ndryshme të shtetndërtimit.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih në panelin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë diskutova për rolin vendimtar të grave të Kosovës në etapat e ndryshme të shtetndërtimit të vendit”, shkroi ajo.

Sipas presidentes Osmani, paqja dhe siguria janë të qëndrueshme vetëm kur gratë janë të përfshira në të gjitha proceset e vendimmarrjes dhe politikbërjes.

“Kosova është një sukses unik i zbatimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe synimi ynë është që të shndërrohet në adresë strategjike për diskutime dhe projekte përmbajtësore përmes Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, u shpreh tutje Osmani.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih në panelin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë diskutova për rolin vendimtar të grave të…

Posted by Vjosa Osmani on Saturday, February 18, 2023

Ndryshe në Konferencë po marrin pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla Schwarz.

/GazetaSinjali/