Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë shtetërore në Zvicër, ku u takua me Presidenten e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal në Lohn Manor.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shprehur mirënjohjen për mikpritjen dhe ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.
“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter! 🇽🇰🇨🇭
Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë!”, ka shkruar ajo.
Vizita shtetërore e Osmanit në Zvicër pritet të përfshijë takime të tjera me zyrtarë të lartë, si dhe një takim me mërgatën shqiptare në Gjenevë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit