image Osmani në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së: Të largohen masat e padrejta ndaj Kosovës

Politikë

Osmani në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së: Të largohen masat e padrejta ndaj Kosovës

news image

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, është deklaruar për diskutimet që janë zhvilluar.

Osmani tha se ka theksuar urgjencën e largimit të masave ndaj Kosovës, që sipas saj po dëmtojnë qytetarët.

Ajo shtoi se Kosova mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj evropian dhe e përkushtuar për bashkëpunim me qëllim të avancimit në këtë rrugëtim.

“Sot në takim me ambasadorët e vendeve të BE-së, theksova urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë qytetarët tanë dhe cenojnë vet parimet e BE-së. Poashtu diskutuam për hapat drejt konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE.”

/GazetaSinjali/