image Osmani në takim me ambasadoren kroate: Po bëjmë të pamundurën për sigurimin e vaksinave të nevojshme

Kosovë

Osmani në takim me ambasadoren kroate: Po bëjmë të pamundurën për sigurimin e vaksinave të nevojshme

news image

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, në këtë takim Osmani ka potencuar se institucionet janë duke e bërë të pamundurën që sa më shpejt të sigurojnë sasinë e nevojshme të vaksinave antiCOVID.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përmendur situatën me pandeminë, duke potencuar faktin se institucionet e Kosovës po e bëjnë ta pamundshmen që në një kohë sa më të afërt ta sigurojnë sasinë e nevojshme të vaksinave për të gjithë qytetarët. Ajo ka theksuar se kjo kohë kërkon solidaritet global, ndaj ka shfaqur shpresën edhe në ndihmën e shteteve mike për sigurimin e vaksinave”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës./Gazeta Sinjali/