image Osmani në Ditën e të Zhdukurve: Serbia akoma fle mbi varreza masive

Kosovë

Osmani në Ditën e të Zhdukurve: Serbia akoma fle mbi varreza masive

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e Ditës së të Pagjeturve, në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, ka thënë se rreth 1600 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, duke përfshirë këtu edhe fëmijë që iu morën nënave nga djepi.

Osmani është shprehur se Serbia vazhdon të fle mbi varreza massive.

“Serbia akoma fle mbi varreza masive, refuzon t’i hapë arkivat me informacione për personat e zhdukur”, shkroi ajo.

Sipas Osmanit, në fund e vërteta do të triumfojë.

“Rreth 1600 te zhdukur me dhunë akoma na mungojnë. Shumë prej tyre fëmijë që ua morën nënave nga djepi. Serbia akoma fle mbi varreza masive e refuzon t’i hapë arkivat ku gjinden informatat për më të dashurit tanë. Por e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë sërish!”, ka shkruar presidentja Osmani.

/GazetaSinjali/