image Osmani: Miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen, si fryma e Lojërave Olimpike

Politikë

Osmani: Miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen, si fryma e Lojërave Olimpike

news image

Presidentja Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në darkën e shtruar nga presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, një ditë para nisjes së Lojërave Olimpike të cilat sivjet mbahen në Paris.

Osmani ka shkruar se ka shfrytëzuar darkën për miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen.

“Sonte, në Louvre historik, së bashku me Prindonin ishim të ftuar në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.

“Miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen, siç është edhe fryma e Lojërave Olimpike”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani do të jetë e ftuar edhe në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike.

Sivjet, Kosova do të garojë me nëntë sportistë.

Ekipi olimpik i Kosovës do të paraqitet me pesë xhudistë, një boksiere, një atlete dhe me dy notues.

/GazetaSinjali/