image Osmani homazhe në Vërboc dhe Shtuticë në nderim të 280 martirëve dhe 43 dëshmorëve të UÇK-së

Kosovë

Osmani homazhe në Vërboc dhe Shtuticë në nderim të 280 martirëve dhe 43 dëshmorëve të UÇK-së

news image

Presidentja Osmani bëri homazhe në Vërboc dhe Shtuticë në nderim të 280 martirëve të kësaj ane dhe 43 dëshmorëve të UÇK-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Vërboc dhe Shtuticë në nderim të 280 martirëve të asaj ane dhe 43 dëshmorëve të UÇK-së.

Nga atje, Osmani tha se sa më afër lirisë, brutaliteti i forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë rritej e manifestohej në mënyrën më çnjerëzore.

“Ndaj në ofensivën e tyre vranë 280 banorë të kësaj ane vetëm pse ishin shqiptarë. Në mbrojtje të popullsisë civile u vunë vajza e djem të UÇK-së, në krye me komandant Ilaz Kodrën. Përballë egërsisë së regjimit kriminal, Ilazi me 42 bashkëluftëtarë qëndruan me guxim dhe vendosmëri deri në flijim. Ata ranë në fushë të betejës, duke u bërë të pavdekshëm”, tha Osmani.

Më tej, e para e shtetit tha se sakrifica e heronjve dhe dëshmorëve të UÇK-së, nuk do të harrohet kurrë, ndërkaq sipas saj, guximi i tyre do të mbahet në mend gjithnjë.

/GazetaSinjali/