Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta Sinjali.
Ajo ka potencuar se Lista Serbe është organizatë, të cilës i përkasin individë që vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
“Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur. Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional“, ka thënë ajo në një përgjigje për Sinjalin.