image Osmani: Legjislatura e shtatë do t'i ketë 14 komisione parlamentare

Kosovë

Kuvendi/ Osmani: Legjislatura e shtatë do t’i ketë 14 komisione parlamentare

news image

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se në këtë legjislaturë do të jenë 14 komisione parlamentare.

Osmani para mediave ka thënë kjo është vendosur pasi është bërë një ri sistematizim të ministrive dhe zvogëlim të numrit të ministrive, raporton Gazeta Sinjali.

“Do të jenë 14 komisione që do t’i mbikëqyrin ministritë e caktuara dhe të hënën në mbledhjen e radhës të kryesisë do të votohen dhe emërohen ato”, ka thënë ajo.

Osmani gjithashtu ka treguar që Kryesia e Kuvendit është dakorduar që çdo të hënë të mbajnë mbledhje, teksa çdo të enjte të ketë seanca plenare./Gazeta Sinjali/