image Osmani: Kjo festë të na shërbejë për t'u ofruar ndihmë njerëzve që kanë nevojë

Kosovë

Politikë/ Osmani: Kjo festë të na shërbejë për t’u ofruar ndihmë njerëzve që kanë nevojë

news image

Kryeparlamentarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët myslimanë për përmbylljen e muajit të Ramazanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se për shkak të situatës me pandeminë, s’do të mund të takohemi për t’ia uruar njëri-tjetrit festën e Fitër Bajramit.

“Nesër, do ta festojmë festën e madhe të Fitër Bajramit. Sado që këtë vit, për shkak të situatës me pandeminë, s`do të mund të takohemi për t`ia uruar njëri-tjetrit, uroj që të gjejmë mënyra për ta shpërndarë dashurinë për familjen, të afërmit e miqtë, duke e shpërfaqur shpirtin solidar”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka uruar që kjo festë të na shërbejë për t’u ofruar ndihmë e dashuri njerëzve që kanë më së shumti nevojë, për t`iu gjetur pranë të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota do të jetë edhe më e mirë falë këtij angazhimi!

“Festa e Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati!”, ka shkruar Osmani./Gazeta Sinjali/