image Osmani: Inflacioni po rritet, Qeveria po ndihmon qytetarët

Politikë

Osmani: Inflacioni po rritet, Qeveria po ndihmon qytetarët

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për TRT World. Aty ka folur për takimet që ka realizuar gjatë ditëve të fundit në Pragë, e ku morën pjesë mbi 40 liderë evropianë.

E pyetur për ndikimet që ka pasur lufta ukrainase në Kosovë, Osmani ka përmendur se inflacioni është duke u rritur.

Megjithatë, Osmani shtoi se Qeveria ka miratuar një paketë të re kundër inflacionit për të përkrahur qytetarët.

Natyrisht, Kosova është e prekur njësojë si shumë vende të tjera evropiane. Natyrisht, ne do të kemi probleme me energji këtë dimët, prandaj jemi duke u marrë me të, për të bërë përgatitjet e nevojshme që jetesa, qytetarët të mos jenë të prekur shumë. Dhe, në të njëjtën kohë, inflacioni është duke u rritur për atë arsye Qeveria ka miratuar një paketë të re kundër inflacionit për të përkrahur familjet, studentët, të moshuarit dhe sektorin publik dhe atë privat”, tha Osmani.

/GazetaSinjali/