image Osmani i kërkon KQZ-së që ta shqyrtojë vendimin e sotëm për diasporën: Vota s'mund të kushtëzohet me një telefonatë

Politikë

Osmani i kërkon KQZ-së që ta shqyrtojë vendimin e sotëm për diasporën: Vota s’mund të kushtëzohet me një telefonatë

news image

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që ta shqyrtojë vendimin e sotëm për votuesit jashtë vendit, të cilët humbin të drejtën e votimit, nëse nuk përgjigjen në thirrjen e KQZ-së përmes telefonit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në letrën të cilën Osmani ia ka nisur sot KQZ-së, shkruan se e drejta e votës është fundamentale, e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë.

“E drejta e votës është e drejtë fundamentale, e garantuar me Kushtetutën tonë dhe me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Si e tillë, e drejta e votës është e drejtë e patjetërsueshme e cila nuk mund të kushtëzohet me një telefonatë. Ky vendim i KQZ-së, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante”, thuhet ndër të tjera në letrën e Osmanit./Gazeta Sinjali/