image Osmani: Guximi i Enver Zymerit dhe kolegëve të tij të rënë në detyrë janë shembulli i sakrificës për atdhe

Kosovë

Osmani: Guximi i Enver Zymerit dhe kolegëve të tij të rënë në detyrë janë shembulli i sakrificës për atdhe

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar sot Heroin Enver Zymeri dhe të gjithë policët e rënë në detyrë.

Osmani u shpreh se guximi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe.

“Trembëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymeri ra në krye të detyrës në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht.

Guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe.

Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit.

Në këtë ditë, i kujtojmë edhe të gjithë policët e rënë në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës.

Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt për të gjithë.

/GazetaSinjali/